Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Tetor 2018, 14:02

Dy vjet të dashuruar, Elgiti dhe Klea festojnë përvjetorin e lidhjes (Foto)

Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda pak kohë më parë bënë zyrtare lidhjen e tyre dhe  që atëherë u kthyen në një nga çiftet më të dashura dhe të komentuara nga publiku. Dita e sotme është shumë e veçantë për dyshen pasi festojnë përvjetorin e lidhjes.

Ka qenë Elgiti ai që ka publikuar një foto shumë të veçantë, ku Elgiti shfaqet duke e përqafur Klean. Të dy duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar, ndërsa  në përshkrim të fotos Elgiti ka vendosur numrin 2.

Siç duket ata u bënë 2 vjet të lidhur dhe fotoja e tyre është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat të cilët nuk kanë ngurruar ti urojnë çiftit për përvjetorin e  lidhjes.