Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Tetor 2018, 14:02

Tayna ti je? Reperes i dalin fotot e para disa viteve dhe s’keni për t'i besuar syve

Tayna është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media që pas publikimit të këngës së parë "Columbiana". Ajo ka marrë një famë të madhe dhe çdo këngë e saj është kthyer në një super hit që numëron shumë klikime në Youtube.

Këngëtarja merr gjithmonë vëmendjen me format bombastike dhe pamjen e saj. Mirëpo së fundmi në media kanë qarkulluar disa foto të vjetra të këngëtares, të cilat kanë habitur fansat.

Ajo shfaqet shumë natyrale pa grim në fytyrë dhe me flokët e kthyer në një anë. Siç shihet në foto ajo shfaqet kur ka qenë adoleshente dhe vihet re se është shumë më ndryshe nga sa është tani.