Tayna është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media që pas publikimit të këngës së parë "Columbiana". Ajo ka marrë një famë të madhe dhe çdo këngë e saj është kthyer në një super hit që numëron shumë klikime në Youtube.

Këngëtarja merr gjithmonë vëmendjen me format bombastike dhe pamjen e saj. Mirëpo së fundmi në media kanë qarkulluar disa foto të vjetra të këngëtares, të cilat kanë habitur fansat.

Ajo shfaqet shumë natyrale pa grim në fytyrë dhe me flokët e kthyer në një anë. Siç shihet në foto ajo shfaqet kur ka qenë adoleshente dhe vihet re se është shumë më ndryshe nga sa është tani.




