Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Tetor 2018, 13:01

'Top Channel' nuk ndalet, zbulohet Missi që do të prezantojë krah Manushit të dielave

Kohë më parë është lajmëruar se të dielave në televizionin "Top Channel" do të nisë një emision i ri i ngjashëm me "E diell". Deri tani është zbuluar se këtë emision do ta prezantojnë moderatorët Ed Manushi, Fjoralba Ponari, Flor Gjini dhe gazetari Ervin Kurti.

Mirëpo së fundmi është bërë e ditur që përveç tyre pjesë e emisionit do të jetë edhe një Miss. Bëhet fjalë për, Xhilda Luzin,  e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka lajmëruar se do të jetë përkrahë Manushit në këtë sezon.

"Shihemi së shpejti me Edi Manushin në Top Chanel... Nuk do të flasim për futboll",  ka shkruar ajo pranë fotos.

Sipas ‘Revistës Who’,  Xhilda ka mbajtur kurorën e Miss Durrësit, është angazhuar në televizion si dhe me partitë politike.