Së fundmi, "Instituti i statistikave" ka publikuar një "Anketën e Buxhetit Familjarë" për vitin 2017, në të cilën është përllogaritur se sa përqind e të ardhurave në një familje shkojnë për blerjen e alkoolit dhe cigareve.

Ndonëse të gjithë prisnin që në vend të parë të qëndronte qyteti i Tiranës, në fakt statistikat kanë treguar se qyteti më pijanec e pijedashës është ai i Lezhës, ku banorët harxhojnë 5.7% e të ardhurave për alkool.

Ndërsa në vendin e dytë qëndron qyteti i Dibrës, që në 2016 ishte renditur në vendin e 1. Ndërsa për 2017 dibranët kanë harxhuar 5.4% të të ardhurave për blerjen e alkoolit dhe cigareve.

Pas Lezhës dhe Dibrës renditet Elbasani, Berati, Kukësi dhe Tirana, ndërkohë që në vend të fundit është Gjirokastra që ka shpenzuar vetëm 2.3% e të ardhurave për blerjen e alkoolit dhe cigareve.




