Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Tetor 2018, 12:12

Sherri mes Taynës dhe Artës, zbulohet arsyeja e zënkës së dy këngëtareve

Prej kohësh dy këngëtaret e njohura, Tayna dhe Arta, kanë qenë në vëmendje të mediave për shkak të një sherri që ka plasur ndërmjet tyre. Dy vajzat shpesh herë i bëjnë diss njëra-tjetrës nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ apo dhe teksteve të këngëve.

Më e fundit ishte një diss që Tayna bëri në një postim ku lajmëroi fansat se që të mos e thërrasin më Mami por Njerka.

"Mami e bonen bajat krejt tu e perdor, prej ketij momenti thirrem Njerke sepse une mund te ta marr karrieren dhe burrin gjithashtu”, shkruante Tayna.

Menjëherë pas këtij statusi ka reaguar dhe vetë Arta Memedi e cila në një foto ka shkruar: "Ti gjithmonë do të jesh e dyta. Ti ke famën por ai t'i merr paratë, unë i kam pasur të dyja".

Siç duket përballja mes dy këngëtareve nuk është e rastësishme, pasi po përflitet se ka qenë në një lidhje me menaxherin e Taynës Rinorin dhe në një intervistë për ‘Mirage’, ajo është shprehur se ka Rinori ka mbajtur anën e saj pasi e ka detyruar Taynën të fshijë postimin e saj.

"Foto e Taynës është fshirë nga Rinori, ai as nuk e ka lexuar çfarë ka shkruar Tayna por duke e fshirë postimin në një anë më ka mbrojtur edhe mua, pra nuk është pajtuar me mendimin e Taynës", u shpreh Arta.

"E kam nisur karrierën 3 vjet më herët se Tayna. Unë nuk hyj në zhanrin e Taynës që të krahasohet me mua ose të më thumbojë kur unë as që e kam marrë inisiativën të shkruaj për të. Mami ka me pas para meje, para Taynës, mbas meje dhe mbas Taynës. Njerëzit nuk i duan njerkat, duan mamat. Unë kurrë nuk jam kapur me këngëtarë të tjerë për famë se fama që vjen shpejt bie shpejt", tha këngëtarja.