Super hiti i reperit Gjiko "Si Bugatti" u kthye në një nga këngët më të dëgjuara javët e fundit dhe kërcimi që Gjiko bën në klip u bë viral në rrjetet sociale dhe u kthye si një sfidë, ku të rinjtë filmonin vete duke kërcyer si Gjiko. Madje kërcimin e famshëm reperi e kërceu së bashku me bashkëshorten e tij Elita dhe në dasmën e tyre.

Mirëpo ndonëse të gjithë mendonin se ky kërcim ishte një ide origjinale e Gjikos, opinionisti dhe gazetari, Olti Curri, ka nxjerr bllof ditën e djeshme reperin, pasi ka zbuluar se ai e ka kopjuar kërcimin nga një këngëtar amerikan.
Olti ka publikuar disa video në ‘Instagram’, ku tregon disa vajza duke kërcyer me këngën e Gjikos. : "Ça është ky kërcim? Vallja e kapsllëkut apo tharje sqetullash", ka shkruar Olti përmbi video.

“Në fakt quhet Gjiko Challenge dhe nisi nga një kërcim i Gjikos në një këngë që ka disa muaj që ka bërë bashkë me Skerdin”, ka shkruar ndër të tjera Olti.

"Edhe ky artist amerikan që quhet Plies kërcen me koreografinë e Gjikos. Në fakt ai kërcen koreografinë e vet të këngës Rock publikuar në dhjetor 2017. Pra Gjiko paska kopjuar dhe kërcen këngën e Plies në klipin Bugatti që e ka publikuar më vonë", shkruan Olti.




