Fotot e një vajze të veshur si nuse në varrin e të dashuri të saj bënë xhiron së fundmi në të gjitha mediat. Vajza në fjalë quhet, Jessica Padgett dhe sic raportojnë mediat e huaja kishte planifikuar që në datën 29 shtator të martohej me partnerin saj.

Mirëpo një gjë e tillë nuk u realizua kurrë pasi i dashuri saj ndërroi jetë pas një aksidenti. Ai ishte një zjarrfikës dhe ditën e shërbimit makina e tij u përplasë duke e lënë të vdekur në vend.

Mirëpo e dashura e tij ka bërë së fundmi një gjest mjaft prekës, pasi ditën e dasmës ka shkuar e veshur nuse në varrin e të dashurit ku dhe në kujtim të tij ka realizuar disa foto. Fotot ku shfaqet duke qarë përmbi varrin e partnerit kanë prekur shumë ndjekës.



