Nga Shqipëria / E Martë 9 Tetor 2018, 18:06

Blerim ti je? Dafina Zeqiri ngelet pa fjalë nga pamja e aktorit shqiptar

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe aktori Blerim Destani e kanë treguar gjithmonë marrëdhënien e mirë që kanë me njëri-tjetrin. Ata janë shumë miq të mirë dhe shpesh herë nuk ngurrojnë ta tregojnë këtë gjë dhe në rrjetet sociale, ku me komente të ndryshme ngacmojnë njëri-tjetrin.

Së fundmi Blerimi i ka lënë pa fjalë të gjithë fansat e tij, por edhe Dafinën me një foto që ka publikuar në Instagram. Në të shihet Blerimi disa vite më parë me një pamje shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Dafina Zeqiri e ka vënë re këtë ndryshim dhe nuk e ka lënë me kaq. Ajo i ka lënë një koment aktorit, të cilit i shkruan: “Blerim a je ti”, duke treguar habinë e saj.