Nga Shqipëria / E Martë 9 Tetor 2018, 18:06

'Hiqi nuk i dua', moderatorja shqiptare tmerron djalin me modelin e ri të flokëve

Moderatorja shqiptare e emisionit "Thumb", Fatma Haxhialiu, është një ndër moderatorët më të komentuara e cila njihet për tipin e drejtpërdrejt dhe për ngacmimet që bën ndaj VIP ave.

Siç dihet një nga karakteristikat e saj janë flokët e dendur kaçurrel, të cilat Fatma nuk i ka ndryshuar prej vitesh. Mirëpo ditën e sotme ajo ka vendosur që ti shtri kaçurrelat dhe të bëjë onde të mëdha.

Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga djali i saj i vogël. Fatma ka publikuar disa video ku shihet reagimi i djalit. Vogëlushi i kërkon mamasë së tij që ti heq urgjentisht flokët e shtrira dhe të rikthejë kaçurrelat. Këto video kanë qenë shumë komike dhe shumë nga ndjekësit e saj janë shkrirë së qeshuri.