Pak javë më parë këngëtarja shqiptare e hitit "Suus", Rona Nishliu i dha fund beqarisë në një ceremoni private në periferi të Tiranës. Ajo nuk kishte lajmëruar për dasmën e saj dhe gjithçka u bë publike ditën e ceremonisë nga të ftuarit.

Rona nuk ka publikuar gjatë këtyre javëve asnjë foto nga dasma deri më sot, ku në një postim në ‘Instagram’, ajo ka nxjerr për herë të parë një foto së bashku me bashkëshortin.

Dyshja shfaqet gjatë hyrjes në altar, ndërkohë që shihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Ajo ka zgjedhur që pranë fotos të vendos vetëm një zemër, duke mos bërë asnjë dedikim për të.




