Ajo ka qenë një nga ish-banoret më të komentuara në spektaklin "Big Brother Albania". Bëhet fjalë për Xheni Mhillaj, e cila mori vëmendje që pas lidhje së saj me ish-banorin tjetër Benard. Dyshja u pëlqye shumë nga publiku dhe pavarësisht se dolën shpejt nga loja arritën që të komentohen gjatë në media.

Pas ndarjes me Benardin, Xheni u përfol për disa lidhje të tjera, mirëpo asgjë nuk u konfirmua prej saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundi ka habitur fansat teksa është shfaqur me një unazë fejese dhe martese në gishtin e saj.

Të gjithë kanë menduar se ish banorja i ka dhënë fund beqarisë, por ajo ka reaguar menjëherë duke sqaruar se unazat janë të nënës së saj dhe se ajo thjesht i provoi ato.




