Pak ditë më parë është hapur zyrtarisht aplikimi i "Lotarisë Amerikane" dhe të shumtë kanë qenë ata shqiptar që menjëherë kanë filluar të aplikojnë. Megjithatë ditën e sotme Ambasada Amerikane ka vendosur që të paralajmërojë të gjithë personat që duan të bëjnë një aplikim.

Sipas tyre të gjithë personat që kanë aplikuar më shumë se një herë në “Lotarinë Amerikane”, quhet automatikisht të djegur. Edhe nëse ata do rezultojnë fitues, intervista dhe e drejta e vizës do tu digjet menjëherë.

“Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një here”, shkruan në njoftimin e Ambasadës.




