Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është komentuar gjatë nga mediat pasi publikoi një foto ku shfaqej tërësisht lakuriq, duke mbuluar gjoksin me duar. Siç dihet ajo mbahet për veshjet dhe postimet provokuese, mirëpo kjo foto u komentua gjatë nga mediat dhe nga fansat e saj, të cilët nuk e pritën aspak mirë.

Të shumta ishin komentet negative mbi këtë foto, por për të shmangur kritikat këngëtarja e njohur e hitit “Do ta luj” ka marrë një vendim të papritur.

Si rrallëherë, ajo ka vendosur që në këtë foto të mbyll komentet në mënyrë të tillë që të anashkalojë kritikat negative nga ana e ndjekësve të saj.




