Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku dy vajza i bënë gjëmën një hajduti që tentoi të grabiste dyqanin e tyre. Gjithë ngjarja u zhvillua në një argjendari në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’ në orën 17:56, ku një i ri ka hyrë brenda dyqanit me një kapuç në kokë dhe një armë duke kërcënuar dy shitëset.

Në bazë të disa pamjeve të siguruara nga ‘Ballkan web’ shihet se si dy vajzat në kohën kur hyri hajduti kanë filluar të ulërasin dhe më pas njëra prej tyre ka nxjerr nga sirtari një sprej dhe ja ka hedhur hajdutit në fytyrë.

Në pamundësi për të parë për shkak të sprejt, hajduti është larguar me shpejtësi ndërkohë që në dyqan ka filluar të bie alarmi. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, shitëset kanë bërë denoncimin, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.



