Nga Shqipëria / E Martë 9 Tetor 2018, 13:01

'Kam shkelur ligjin', Eni Çobani flet për herë të parë për ndalimin nga policia

Avokatja Eni Çobani u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas rubrikës së saj "Shihemi në gjyq" tek "E diela Shqiptare". Ajo është kthyer në një ndër personazhet më të dashura dhe të komentuara në media.

Ditën e djeshme, Eni ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar se edhe ajo e ka shkelur shumë herë ligjin dhe për këtë arsye e ka ndalur policia.

“Më duhet ta pranoj publikisht se po, edhe unë e kam thyer ligjin, atë të normave të lejuara të shpejtësisë. Për shkak se më duhet të nxitoj për të kapur seancat e ndryshme gjyqësore. Policia më ka ndaluar dhe këshilluar për të ulur shpejtësinë."- ka treguar ajo.