Rreth një muaj më parë këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Jon. Adelina ka qenë aktive këto kohë në ‘Instagram’ dhe ka publikuar vazhdimisht foto me djalin, por duke ruajtur privatësinë e tij.

Mirëpo si asnjëherë më parë , së fundmi faqja ‘Vipat shqiptar’ kanë publikuar një foto ku shfaqet Adelina së bashku me djalin e saj. Në të shihet portreti i tij i plotë, mirëpo pjesa e syve është mbuluar me një emoji në formë syzesh.

Ajo që ka rënë në sy është ngjashmëria e madhe e djalit me babain e tij Serjoza Markov, këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë.




