Këngëtari shqiptar i hitit "Kaçurrelja", Besart Halimi ka çuditur fansat së fundmi, pasi 2 vjet pas dasmës madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve, ai i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten.

Gjithë dyshimet e mediave kanë nisur pasi dyshja ka fshirë të gjitha fotot e përbashkëta në rrjetet sociale dhe madje Besarti nuk e ndjek më bashkëshorten në Instagram, po ashtu edhe ajo e ka hequr.

Ka mjaftuar kjo dhe në media është shpërndarë me shpejtësi lajmi se ata i kanë dhënë fund lidhjes. Mirëpo në një prononcim për ‘Indeksonline’, Besarti ka treguar se ata nuk janë ndarë, por kanë bërë një veprim të ngutshëm.

“Në çdo çift ka mosmarrëveshje, nuk ka të bëjë asgjë me fundin e martesës. Veprimi në Instagram ndoshta është i nxituar, por s’ka të bëjë me shkurorëzim, thjeshtë mosmarrëveshje”, ka treguar këngëtari.




