Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë në datën 6 tetor. Ajola solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Kajan.

Ka qenë vetë Erion Veliaj ai që ka publikuar një foto shumë të ëmbël të të birit, ku dhe zbuloi emrin shumë të veçantë. "Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan - tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!"- shkroi kryebashkiaku pranë fotove.

Por siç duket Kajan ka një domethënie shumë të veçantë. Sipas revistës ‘Class’ , përveç se është një emër shqiptar ka edhe një kuptim universal . Astrologjia indiane tregon se ky emër përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme, karrierë, sukses, famë, humanizëm dhe orientim drejt karrierës.

Ndër të tjera personat që kanë këtë emër janë shumë bujarë, të gatshëm të ndihmojnë njerëzit në nevojë, gjithashtu kanë një shpirt të lartë vetëmohimi dhe sakrifice.



