Tre javë më parë moderatorja e njohur, Jona Spahiu, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Raiden, ‘zoti i dritës dhe i vetëtimës’.

Jona publikoi në profilin e saj në instagram dhe një video ku shihej gjithë procesin e lindjes së vogëlushit.

Megjithatë këto javë Jona nuk ka qenë shumë aktive duke qenë se i është dedikuar plotësisht mëmësisë.
Por mëngjesin e sotëm si asnjëherë më parë, Jona ka vendosur të shpërndaj një foto me vogëlushin e saj. Në të shfaqen këmbët e Jones dhe te djalit duke marrë rreze dielli.
"Raiden, Vakti i parë: Vitaminë D. Jona, Vakti i parë: Këmbet e tij.", ka shkruar Jona pranë foto.




