Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 19:07

Super seriali i ri në 'Tv Klan', Albert Dumani zbulon detajet që nuk i dinim

Seriali shumë i dashur për publikun "Dashuri bardh e zi" ka ardhur në fund të  tij dhe ditën e sotme do të prezantohet seria e fundit. Siç u lajmërua më herët pas këtij seriali do të transmetohet një nga prodhimet më të mira kinematografike në Turqi të vitit 2017 ‘Xhenet’.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Rudina’, Albert Dumani zbuloi më shumë detaje rreth këtij seriali.

"Titulli origjinal i serialit eshte Loti i parajses, por ne e kemi quajtur Xhenet qe eshte emri i personazhit kryesor. Eshte nje serial dramatik. Nje grua lind nje vajze por detyrohet ta braktis. Ajo fillon nje jete te re, behet e pasur. Pas 20 vitesh vajza i con ne shtepi shoqen dhe ajo eshte Xhenet, vajza qe ka braktisur. Xhenet eshte rritur nga gjyshja e saj ne nje lagje te varfer, eshte shkolluar, eshte bere arkitekte. Xhenet fillon pune ne kompanine ku eshte nena e saj biologjike por ato nuk e dine qe jane nene e bije. Personazh kryesor do te jete edhe Selim i cili do dashurohet me Xheneten por e ema ka synim ta martoje me vajzen tjeter. Kur te mesoje qe Xhenet eshte vajza e braktisur do mundohet serish ta largoje", tregoi Dumani.