Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 18:06

Nuse si Afërdita Dreshaj, ja si e surprizon burrin këngëtarja

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë në muajin qershor me partnerin e saj, Jacub Kindl në një dasmë madhështore e cila u komentua gjatë nga të gjithë.

Ata janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura së fundmi në media dhe jeta e tyre private përbën gjithmonë një interes.

Mirëpo të gjithë janë habitur së fundmi, teksa këngëtarja ka treguar se është një amvisë shumë e mirë. Ka qenë Jacub ai i cili ka shpërndarë një foto ku tregon se Aferdita e ka surprizuar duke i përgatitur darkën.

Ndonëse të gjithë mendonin se këngëtarja i dedikohet më shumë karrierës së shtëpisë, pjata që ajo i ka përgatitur partnerit i tregon të gjitha.