Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 17:05

Më romantik se kurrë, publikohet foto nga shtrati e Kleas dhe Elgitit

Një nga çiftet më simpatik dhe më të dashur për publikun shqiptar është Klea Huta dhe Elgit Doda, jeta private e të cilëve ka tërhequr një vëmendje të madhe tek fansat.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikojnë foto, ku i dedikojnë fjalë zemre njëri-tjetrit. Së fundmi ka qenë Klea ajo që ka publikuar një foto intime me këngëtarin.

Në foton e postuar prej saj  në ‘Instastory’, shfaqet Elgiti i shtrirë në krevat ndërsa Klea pranë fotos ka etiketuar këngën e njohur romantike ‘A te’ të Jiovanottit.