Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 16:04

Me flokët kaçurrela dhe fustan të shkurtër, ja si dukej Bleona 20 vite më parë

Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare e cila gjithmonë ka dalluar për guximin dhe trendet e reja që ka sjellë në muzikë, por edhe në modë. Siç dihet ajo prej vitesh është larguar në Amerikë, ku dhe ka ndjekur karrierën e saj atje.

Mirëpo ndonëse ka arritur të jetë e suksesshme dhe jashtë Shqipërisë, këngëtarja asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj dhe përherë e shprehë me krenari origjinën shqiptare. Së fundmi ajo është bërë nostalgjike për fillimin e karrierës dhe ka publikuar një nga fotot e para që ka bërë për albumin e saj të parë.

Fotoja është shkrepur 20 vite më parë dhe në të shihet Bleona mjaft e re në moshë e veshur me një fustan të bardhë dhe me flokët kaçurrela.