Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 15:03

E quajti të degjeneruar për lekë, Iva Aliko i kthehet keq fansit

Iva Aliko është konsideruar si një nga femrat më seksi shqiptare. Ajo u bë mjaft e njohur për publikun shqiptar me fotot provokuese dhe videot që publikon në rrjetet sociale.

Mirëpo ndonëse është mjaft e ndjekur në Instagram, si çdo personazh publik dhe ajo shumë herë përballet me ofendime dhe sharje nga ana e fansave.

Së fundmi një prej ndjekësve të saj ka shpërthyer kundër këngëtares duke e quajtur atë të degjeneruar për lekë.

“E degjeneruar për lek, e na shkatërroj rininë, po inshalla rrina e shohin anën tjetër me çfarë sheiku po shkon nëpër hotele, për shkak të moralit sen përmendi emra e biznesmen që e përdorin kët për lek”I komenton fansi.

Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga ana e Ivës, e cila i është kthyer keq.

“Zogu shko bëj naj punë ma tmirë se sa të rrish tek insta im shikim të këndshëm.”, ka përfunduar ajo.