Dy muaj më parë, këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Adelina ka qenë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe nëpërmjet fotove ka treguar se është duke shijuar ndjesinë e të qenit nënë.

Këngëtarja ka postuar vazhdimisht foto me vogëlushin e saj, por duke ruajtur privatësinë e tij. Ndërkohë së fundmi i ka habitur të gjithë teksa ka treguar linjat e saj trupore dy muaj pas lindjes.

Në një foto të publikuar prej saj në ‘Instastory’, ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit, Adelina i ka lënë të gjithë gojë hapur teksa është shfaqur me belin e hollë dhe trupin mjaft në formë.



