Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 14:02

Bëm mama të të ngjaj, Valbona prezanton vajzën dhe qenka një yll i vërtetë

"Ish Miss-i" i parë shqiptar, Valbona Selimllari është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është konsideruar si një nga  femrat më simpatike shqiptare dhe jeta e saj private gjithmonë përbën një interes për publikun.

Siç dihet Valbona është nënë e tre fëmijëve, mirëpo gjithmonë është munduar që të jetë e rezervuar dhe të ruajë kështu privatësinë e fëmijëve të saj.

Por siç duket ata tashmë janë rritur dhe Valbona ka vendosur që t’i prezantojë fëmijë me ndjekësit. Pak kohë më parë në media qarkulloi një foto e saj me djalin e madh, ndërsa sot vetë Valbona ka publikuar në ‘Instatsory’ një foto me vajzën e cila quhet Vivien.

Siç duket dhe nga foto ngjashmëria mes tyre është e madhe dhe me shumë siguri Vivien kur të rritet do bëhet një yll si mami i vetë.