Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 14:02

Noizy i kopjoi tekstin e këngës, Don Phenom i bën diss publikisht reperit

Ditën e djeshme dy reperët Noizy dhe Varrosi, publikuan këngën e shumëpritur "Meksikane". Menjëherë pas publikimit, të gjithë vunë re një ngjashmëri mes tekstit të Noizyt dhe kundërshtarit të tij Don Phenom.

"Duket meksikane po mduket se asht' shkodrane, po mduket se s'jam i sigurt se dialektin pejane."- ka repuar Noizy në këngën e tij. Mirëpo, kjo fjali ngjason shumë me "E do tjera sikur t'Republikës Domenikane, ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane.", pjesë e këngës "Twerkirate" të Don Phenom.

Në rrjetet sociale u shpërndan shpejt videot ku fansat krahasonin dy këngët dhe reagimi i reperit Don Phenom ka qenë i menjëhershëm. Ai ka shpërndarë një foto mbi të cilën ka shkruar: "Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni."

Ndërkohë ai ka publikuar dhe një video nga kënga e tij “Twerkirate” mbi të cilën ka shkruar: "Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura, Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi."