Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 13:01

'Po më tradhton ne TV', vëllai i Balotellit nxjerr zbuluar Erjona Sulejmanin

Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Blerim Xhemajili, Erjona Sulejmani, së fundmi është bërë pjesë e reality showt të njohur në Itali "Temptation Island Vip"’, ku  dhe është diskutuar shumë nga mediat italiane.

Ajo ka tërhequr vëmendjen edhe të vëllait të futbollistit të famshëm Baloteli, Enok Barwah, me të cilin Erjona ka edhe një miqësi.

Ai së fundmi është pyetur nga fansat se përse nuk gjen një të dashur shqiptare dhe është përgjigjur që e ka një të tillë por ajo po e tradhton në television.

“Gjej një vajzë shqiptare vëlla”, i thotë fansi.

“E kam gjetur, por po më tradhton në TV”, shkruan ai krahas fotos së Erjonës.