Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 12:12

Pasi i dha fund lidhjes me Mimozën, ish e fejuara i jep goditjen e radhës Seldit

Lidhja mes këngëtares, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliut, ka qenë një ndër më të diskutuarat muajt e fundit në media. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj pasi shpallën zyrtarisht fejesën dhe kjo gjë u diskutua shumë në media. Lajmin e ndarjes e dha vetë Seldi gjatë emisionit "Dance with me", ku tregoi se vazhdon të ketë shumë respekt për  Mimozën.

Mirëpo pak kohë pas ndarjes, ish e fejuara e Seldit vajza e deputetit Milaim Zeka, Dafina, i ka dhënë goditjen e radhës këngëtarit pasi është lidhur me një djalë me origjinë nga Suedia.

Sipas ‘Prive’ ata kanë kohë që janë në një lidhje dhe shpesh herë Dafina e ka sjellë të dashurinë edhe në Kosovë.