Nga Shqipëria / E Hënë 8 Tetor 2018, 12:12

E mbajtën të fshehtë për një vit, zbulohet çifti më i i ri i showbizit shqiptar

Një vit më parë në media bëri bujë lajmi se moderatorja e emisionit "Fun Day" në "IN TV", Fatma Methasani dhe fituesi i edicionit të parë në "Masterchef Albania", Alfio Rrotani ishin në një lidhje. Megjithatë ata e mohuan kategorikisht këtë lajm duke treguar se ishin thjesht miq.

Por një vit më pas, ka qenë vetë Alfio ai i cili nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka pranuar publikisht lidhjen me Fatmën. Në foto ai shfaqet pranë moderatores, ndërkohë që të dy mbajnë në duar gotat e shampanjës.

“Po, po e po, lumturia është tek gjërat e vogla”, ka shkruar Alfio pranë fotos, duke treguar kështu se ata janë mjaft të lumtur e të dashuruar me njëri tjetrin.