Shpesh personazhet publik për të kënaqur fansat e tyre nëpërmjet surprizave të ndryshme bëjnë të mundur që fansat t’i takojnë. Së fundmi moderatorja e njohur e emisionit "Thumb", Fama Haxhialiu ka surprizuar një nga fanset e saj, e cila është 10 vjeç.

Vogëlushja po festonte ditëlindjen e saj teksa kishte treguar se një nga dëshirat më të mëdha për ditëlindje ishte të takonte Fatmën. Siç duket moderatorja ja kishte plotësuar dëshirën dhe me një buqetë me lule ka shkuar dhe e ka surprizuar atë në mes të festës.

Nëpërmjet videove të publikuara prej saj në rrjetet sociale shihet se vogëlushja është emocionuar pa masë nga kjo surprizë.




