Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Tetor 2018, 18:06

Pas sherrit te bujshëm me Luanën, Roza Lati do t’ju habis me ato qe thotë për të

Pak muaj më parë e ftuar në emisionin "Thumb", Roza Lati tregoi publikisht një sherr mes saj dhe mdoeratores Luana Vjollca, i cili kishte ndodhur në prapaskenat e emisionit të kësaj të fundit. Debati mes dy vajzave nuk u bë asnjëherë publik deri në momentin që Roza vendosi ta rrëfej.

“Tani ti kur e fton personazhin të çmendur pas Marilyn Monroe, më veshin mua si Marilyn Monroe, marrin 5 modele si Marilyn Monroe dhe ti para se të ndizet kamera shan Marilyn Monroe, e shau, tha një llaf kështu. Më iku truri mua. Ia ktheva Luanës, siç unë di ta kthej. Mua më thanë edhe stafi që Luana nuk ta tha me të keq. I thashë ‘Po ti shan atë? Për ça kam ardhur unë këtu?’ Por kur e fton tjetrin për personazhin e t’ja shash, ça pret ti?”, u shpreh Roza.

Mirëpo pavarësisht këtij debate, Roza ka habitur së fundmi me fjalët e mira që ka thënë për moderatoren seksi në një intervistë për 'Seven Bizz”.

“Seksi Luana, çfarë mund të them për Luanën, gjoks, vithe, bel një buzëqeshje 24 karatëshe. Ajo është shumë e shkathët dhe shumë inteligjente sepse të bësh shumë gjëra si Luana, do të thotë të kesh shumë guxim. Besoj se Luana ndjek manovrën e Madonës, e cila thoshte të duhet një gotë talent dhe një oqean guxim dhe mendoj se ajo është në rrugën e duhur duke ndjekur këtë teori.”, përfundoi Roza.