Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Tetor 2018, 18:06

Fjolla Morina tha se e ka shok, miliarderi iranian e nxjerr bllof

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, u komentua gjatë orët e fundit në media pas një videoje të publikuar mbrëmjen e djeshme, ku ajo shfaqej duke kërcyer me ish të dashurin e Morena Tarakut, Sasha Sobhan.

Në ë gjitha mediat u aludua se mes tyre kishte një lidhje, mirëpo vetë Fjolla në një prononcim për "Lajme.net", tregoi se Sashan e ka thjesht mik dhe rastisën në të njëjtin club në Prishtinë.

Pak minuta më parë dhe vetë miliarderi iranian ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ku ka treguar se Fjolla është thjesht fansja e tij që i ka kërkuar një foto.

"Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tagg në Instagramin tim. Ju përqafoj."- ka shkruar ai.