Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Tetor 2018, 18:06

‘Është si fuçi uthulle, balenë’, Ana Lika sulmon publikisht Fifin

Ana Lika, aktorja shumë e dashur për publikun, mbahet si një ndër personazhet më të drejtpërdrejt në showbizin shqiptar. Ajo ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik "Pop Sugar", në ‘Radio Travel’. Asaj i është dashur që të jap një mendim për disa prej personazheve të njohur shqiptar. Në listë ishte edhe këngëtarja e njohur Fifi, për të cilën Ana ka shpërthyer në ofendime.

“Kjo 11-a që është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vetë del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare. Kam dëgjuar pa dashje një intervistë, nuk është se futem dhe kontrolloj Fifin, s’më intereson fare. Kjo i thoshte kësaj këngëtares tjetër: më pëlqejnë këngët e tua por duhet të kesh disa vite karrierë.

Jo dikush që është i talentuar bëhet direkt. Ti ke shumë vite karrierë por ti nuk po bëhesh asgjë. Nuk po e arrin vetë. Unë s’jam akoma këngëtare por po të bëhem ndonjëherë po të kishte gjë ndaj meje do të doja të vinte të ma thoshte në fytyrë dhe jo nëpër vargje këngësh.

Filloreta ka patur një këngë shumë të bukur në “Këngën Magjike” por mund të kishte qëndruar në kuadrin e asaj vajzës që nuk plekset me njerëzit se u pleks me njerëzit e gabuar. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu", është shprehur Ana.

Burimi: Blitz.al