Kuriozitete / E Shtunë 6 Tetor 2018, 17:05

Zgjidh mësuesin tënd shpirtëror dhe zbulo misionin që do të kesh në jetë

Ditën e sotme nëpërmjet këtij  testi ju do të zbuloni se çfarë misioni keni ju në jetë. Gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni mësuesin tuaj shpirtëror i cili  do t’ju jap një mesazh.

Cilin mësues shpirtëror zgjidhni ju?

Buda Gautana

Misioni i shpirtit tuaj, pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, është ndriçimi. Është e mundshme që ju tashmë e keni një mënyrë për të zgjuar ndërgjegjen, ose ju keni shumë dëshira për t’u qasur ndaj gjërave spirituale, pa e patur shumë të qartë se si ta bëni, apo ku të filloni: është shpirti juaj që flet. Mjaft menduat se iluminimi është diçka vetëm për të urtët e mëdhenj, apo që ju duhet të jeni veganë, ose që duhet të meditoni në orën 5 të mëngjesit për tre orë rresht.

Kuan Yin

Misioni i shpirtit tuaj është të jetoni dhe të përjetoni dhembshuri. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë koncept të mrekullueshëm dhe e ngatërrojnë atë me keqardhjen, dhe ndoshta ndodh shpesh edhe me ju. Empatia është aftësia për të vënë veten në vendin e dikujt tjetër dhe për të kuptuar vuajtjet e tyre nga pozicioni i tyre, keqardhja ka të bëjë me besimin se tjetri është një qenie e pambrojtur dhe ju e shikoni atë nga pozicioni juaj privilegjuar, pra pa e vënë veten në vendin e tij.

Master Ling

Misioni i shpirtit tuaj është të jetoni lumturinë. Ndoshta ju jeni një nga njerëzit që mendon se lumturia është në ato momente kur qeshni dhe kënaqeni, siç bëjmë në disa festime.

Dhe pjesa tjetër e kohës nuk është lumturi. Shpirti juaj e di se nuk është kështu, prandaj ju nxit të kërkoni shërimin e dhimbjeve tuaja, që të filloni të pranoni atë që nuk mund të ndryshohet, që ju lidh me mrekullitë e natyrës.

Burimi:Bota.al.