Beniada Nishani, modelja seksi që është prezantuar për publikun shqiptar si mbesa e, Bujar Nishanit, ka tërhequr vëmendjen e mediave që në daljen e saj të parë për shkak të fotove seksi dhe karrierës së saj në Itali.

Ajo ditën e sotme ka dhënë një intervistë për "Gazetën Shqiptare", ku ka folur rreth filmit ‘Berlusconin’ por edhe karrierës së saj si modele në Itali. Ndër të tjera Beniada ka habitur gazetaren teksa ka treguar se do të martohet me gazetarin e njohur shqiptar, Ervin Kurti.

“Do të doja të fejohesha me Ervin Kurtin. Mendoni se do pranojë?”, ka thënë ajo duke qeshur për ‘Gazetën Shqiptare’.





