Moderatorja simpatike, Anjeza Maja, i habiti të gjithë këtë sezon televiziv pasi u largua nga televizioni "Top Channel" dhe emisioni që drejtonte "Në shtëpinë tonë". Ajo tashmë është pjesë e televizionit 'Klan' dhe çdo të hënë komentohet gjatë për kërcimet e saj në “Dance with me”.

Ditën e sotme moderatorja ka dhënë një intervistë për revistën “Class” ku ka zbuluar më shumë detaje për jen private, planet për të ardhmen por edhe për largimin nga “Top Channel”.

Ajo zbuloi se në Top Channel nuk ndihej mirë, pasi nuk e konsideronte aspak si nj familje dhe për këtë arsye mori vendimin e largimit.

“Tokë e sigurt nuk është për askënd televizioni. Televizioni është një tokë e minuar dhe që kërkon të jesh gjithmonë i vëmendshëm, mos vritesh. Sigurisht e kam simbolikisht, sepse nga ana tjetër do thoja që është edhe më i thjeshti, nëse beson tek vetja dhe ecën afër njerëzve të duhur. Nëse nuk të bëhet familje një ekran, më mirë të ikësh. Në bankë mbase nuk është e nevojshme. Besoj ta dhashë përgjigjen! “, tregoi Anjeza.



