Tayna është një ndër këngëtaret e cila që në këngën e saj të parë bëri bujë dhe u bë mjaft e njohur për publikun. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit.

Mbrëmjen e sotme Tayna do të jetë e ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", ku do të flas më shumë për jetën e saj private dhe për karrierën e saj shumë të suksesshme. Në promon e emisionit, prezantuesi Ermal Mamaqi e pyet Taynen më shumë për jetën dhe fansat e saj dhe ajo tregon një nga propozimet që ka marrë nga një burrë i martuar.

“Unë – tha – dua të martohem me ty, do lë dhe gruan për ty’”, tregon reperja, ndërsa vazhdimin e historisë do të mësoni sonte gjatë emisionit.




