Mbrëmjen e djeshme pronari i televizionit "Klan", Aleksandër Frangaj ka festuar 50 vjetorin e tij të lindjes në një festë madhështore në kryeqytet.

Bashkëshortja e tij, Alba Frangaj, ka organizuar një festë me temën “Moulin Rouge”. Të pranishëm në të ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur të ekranit si Marina Vjollca, Valbona Selimllari, Getoar Selimi, Rudina Magjistari, Orinda Huta, Turjan Hysko, Ermal Mamaqi etj.

Ata kanë publikuar shumë video dhe foto nga kjo festë ku në sy ka rënë ambient i dekoruar me ngjyrë të kuqe dhe kapelet me strehë. Gjithashtu të ftuar për të kënduar ishin edhe këngëtari Aleksadër Gjoka dhe Anxhela Peristeri.









