Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë.

Sipas burimeve pranë ‘lapsi.al’, lindja ka shkuar mjaft mirë dhe pse Ajola ka pasur disa komplikacione të vogla. Djali i tyre ka lindur në Tiranë dhe mësohet se ka lindur me peshën 3 kilogramë dhe 400 gramë.

Ajola dhe vogëlushi janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe të gjithë presin që së shpejti të bëjnë publik emrin e tij.




