Kastro Zizo është një ndër personazhet më të dashur për publikun, i cili gjithmonë tërheq vëmendjen me deklaratat e drejtpërdrejta që bën. Mbrëmjen e djeshme, ai ka qenë i ftuar në emisionin "Zonë e lirë" së bashku me këngëtaren, Eneda Tarifa dhe Robert Berishën, për të promovuar këngën e tyre të re.

Përveç këngës, Kastro zbuloi për herë të parë se do të sjellë një emision shumë ndryshe, i cili do të moderohet prej tij, do të nisi në janar dhe do të përfshijë humorin dhe sarkazmën.

“Do të jetë një format që nuk e kam shpikur unë, por është i njohur. Ndryshe nga shumë pulari që ka në qarkullim, unë di ta bëj si një gjel i vërtet”, u shpreh Kastro Zizo, duke thënë se emisioni do të transmetohet tek kanali i Ndroqit, referuar biznesmenit që ka dy televizionet “Ora News” & Channel 1.




