Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Tetor 2018, 12:12

Dasmë VIP, zbulohet data e martesës së Bleros dhe Afronës

Çifti i njohur i showbizit, Blero Muharremaj dhe Afrona Dika, kanë qenë një ndër më të komentuarit në media për shkak të marrëdhënies së tyre. Siç kanë lajmëruar edhe më parë shumë shpejt do t’i japin fund beqarisë dhe së fundmi vetë Blero ka bërë publike datën e dasmës.

Në një intervistë për emisioni “Seven Bizz”, këngëtari tregoi se ai dhe Afrona do të mbajnë një dasmë madhështore në datën 21 shtator 2019. Ai nuk ka zbuluar asnjë detaj nga ceremonia, por është shprehur mjaft entuziastë.

Me siguri siç do dasmë tjetër VIP dhe martesa e dy këngëtarëve do të marrë një vëmendje të veçantë nga ana e mediave dhe të publikut.