Miliarderi iranian, Sasha Sobhan, u bë mjaft i njohur për publikun shqiptar që pas lidhjes me këngëtaren Morena Taraku. Ndarja e tyre nuk ishte aspak paqësore pasi çifti bëri një sërë akuzash kundër njëri-tjetrit.

Mirëpo ditën e djeshme në media qarkulloi një video ku Sasha shfaqej në krahët e këngëtares shqiptare Fjolla Morina. Ata shiheshin duke u argëtuar me njëri tjetrin në një nga klubet e Prishtinës dhe kjo ngriti dyshimet se mes tyre mund të kishte një lidhje.

Megjithatë së fundmi Fjolla Morina në një prononcim për “Lajme.net” ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë dhe se janë takuar rastësisht në një klub në Prishtinë.




