Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Zonë e lirë", moderator Arjan Çani ka ftuar në studio një këngëtare të re, e cila ka habitur publikun me ngjashmërinë e frikshme që ka me Tunën.

Ajo është një kopje identike e saj duke qenë se ngjasonin shumë jo vetëm në tipare, por edhe në mënyrën e veshjes, krehjes së flokëve dhe buzëqeshjes. Vajza në fjalë quhet Albulena Ukaj dhe në fillim Arjan Çani për të provokuar të ftuarin e tij Robert Berisha, e ftoi Albuenën në studio si Tuna.

Të gjithë janë habitur nga ngjashmëria, por më vonë bukuroshja bjonde prezantoi veten duke sqaruar se nuk është Tuna por thjesht sozia e saj.



