Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 19:07

Ndarja e bujshme me Seldin, zbulohet arsyeja e fortë pse Mimoza nuk flet për të

Një nga ndarjet më të bujshme të showbizit shqiptar ishte ajo e këngëtares, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliut. Disa muaj pas fejesës, çifti i njohur u ndanë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë Sledi në emisionin ‘Dance with me’.

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”.- tha Seldi Qalliu.

Ndërsa vetë Mimoza deri tani nuk ka bërë asnjë deklarata lidhur me prishjen e fejesës. Ajo ka publikuar vetëm një video ku shfaqet duke qeshur.

Mirëpo ditën e sotme blogeri, Olti Curri, ka qenë I ftuar në emisionin Rudina ku ka treguar se ka kontaktuar me Seldin dhe ka zbuluar shqetësimin më të madh të ish çiftit.

“Ata kanë zgjedhur të mos flasin, sepse duan të lënë të qetë familjen. Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen. Për këtë arsye, Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë.” – tha Olti Curri duke zbuluar kështu dhe arsyen se përse nuk flet për ndarjen publikisht.