Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin "The Jonathan Ross Show", ku ka treguar për herë të parë më shumë gjëra për jetën private. Ajo ka pranuar publikisht se i ka dhënë fund lidhjes me muzikantin Andrew Watt dhe madje ka folur dhe për lidhjet e tjera me personazhet VIP.

Rita është pyetur nga moderatori nëse do të zgjidhte për tu lidhur me një skocez, gjerman apo italian. Rita u përgjigj shkurt: “Kam qenë më parë me një skocez, me të cilin kam kaluar kohën më të bukur.” Calvin Harris është nga Skocia.

“Vë në pikëpyetje gjithçka, analizoj gjithçka. Unë jam shqiptare, jam e zjarrtë. Dua të përjetoj çdo gjë me personin që kam në krah. Dashuroj me zemër”, u shpreh ajo duke treguar kështu që kjo është arsyeja e shumë lidhjeve dhe ndarjeve që ka pasur me personazhet VIP.



