Adelina Tahiri në datën 27 gusht u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Jon. Ajo ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet socale dhe ka publikuar vazhdimisht foto me vogëlushin e saj, mirëpo duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij.

Ditën e sotme në shtëpinë e Adelinës ka festë pasi djali i saj mbush 40 ditë. Për të festuar këngëtarja dhe bashkëshorti kanë përgatitur një festë në shtëpinë e tyre.

Ka qenë Adelina ajo që ka publikuar një foto ku shihet një tortë mbi të cilën është shkruar se Joni ka mbushur sot plot 40 ditë.




