Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 17:05

Lamtumirë Morena, miliarderi iranian kalon natën me këngëtaren shqiptare

Miliarderi iranian Sasha Sobhani u bë i njohur për publikun shqiptar që pas lidhjes shumë të përfolura me Morena Tarakun. Menjëherë pasi marrëdhënia e tyre u bë publike, ata i dhanë fund lidhjes dhe akuzuan njëri-tjetrin me deklarata të forta.

Megjithatë, së fundmi Sasha udhëtoi drejt Kosovës dhe të gjithë menduan se arsyeja e vizitës ishte Morena, por në fakt një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi siç duket miliarderi ka ardhur në Prishtinë për të takuar këngëtaren seksi Fjolla Morina.

Ka qenë vetë Sasha ai që ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku shihet duke kërcyer dhe u argëtuar së bashku me Fjollën. Ka mjaftuar kjo që në media të aludohet se mes tyre ka një lidhje dashurie.