Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 16:04

Askush nuk e dinte, këngëtari shqiptar qenka fejuar në fshehtësi të plotë

Që në daljen  e tij të parë këngëtari i hitit "Halle" , Lindo Berisha ka tërhequr vëmendjen me zërin e bukur dhe pamjen e tij. Lindon edhe pse i ri në moshë ka arritur të pëlqehet shumë nga ana e publikut dhe këngët e tij janë kthyer menjëherë në hite.

Por pavarësisht se tashmë është i famshëm, Lindoni është kujdesur që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të publikut. Për këtë arsye vetëm sot është zbuluar se është në fakt i fejuar.

Ai ka publikuar një foto në ‘Instastory’ teksa shihet duke pritur, ndërkohë që përmbi të ka shkruar “Unë dhe e fejuara në një takim”. Nuk dihet nëse ka qenë një shaka nga ana e tij apo në të vërtetë Lindoni është fejuar.